Një muaj paraburgim për dy serbë të arrestuar në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për dy shtetas serbë të arrestuar në veri të Kosovës për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve, kështu ka thënë zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi

Foto nga Zveçani, 31 maj 2023.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të enjten masën e paraburgimit për një muaj për dy shtetas të Serbisë, të cilët ishin arrestuar më 31 maj në veri të Kosovës për “posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve”.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake  pasi që i  ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve ka ardhur në përfundim se kërkesa për caktimin e paraburgimit e Prokurorisë Speciale, është e bazuar, andaj të njëjtën e ka aprovuar dhe të pandehurve S.J dhe I.S  iu ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”.

Të mërkurën, Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishte arrestuar dy serbë, pasi që u ishin gjetur “disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione”.

Ndër gjërat që Policia kishte raportuar se kishte gjetur në veturën e tyre ishin thika, flamuri serb, si dhe disa lloje të dyshuara të lëndëve narkotike.

Ata akuzohen për “përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Gjithashtu, të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit për dy muaj edhe për dy persona të tjera, të dyshuar për përfshirje në përleshjet në Zveçan më 29 maj.

Ata dyshohet se ishin pjesë e përleshjes mes protestuesve dhe forcave të rendit më 29 maj në Komunën e Zveçanit. Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit.

Ndaj këtij vendimi kishte reaguar edhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e cila e ka quajtur atë “vendim të paligjshëm dhe të pabazë të Gjykatës së Kurtit, e cila urdhëron që bashkëqytetarët tanë të pafajshëm të mbahen në paraburgim pa asnjë dëshmi fajësie”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika