Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se plagosi me armë familjarin e tij në Dubravë

Policit në Istog i është caktuar një muaj paraburgim pas dyshimeve se ka plagosur me armë zjarri të afërmin e tij 16-vjeçar

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri të afërmin e tij 16-vjeçar në fshatin Dubravë të Istogut.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po, kemi marrë konfirmimin nga gjykata se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore ne Pejë për caktimin e masës se paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

I dyshuari tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Dosja e Prokurorisë ndaj zyrtarit policor të dyshuar për plagosjen e familjarit 16-vjeçar

Incidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, ku një adoleshent 16-vjeçar është plagosur në kokë, ku rasti dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në shtëpinë e  zyrtarit policor.

Personi i plagosur, i moshës 16 vjeçare dhe me lidhje familjare me policin, është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUk), kanë konfirmuar për Dukagjinin, se 16-vjeçari në konsultim me mjekun kujdestar është futur në sallë të operimit, dhe më pas pacienti është transferuar në Mjekim Intensiv në Klinikën e Pediatrisë.

16-vjeçari plagoset me armë në kokë, dyshohet se aksidentalisht u qëllua nga familjari i tij polic në Dubravë

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika