Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit Zh.N., për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Ai dyshohet se kreu “krime lufte kundër popullatës civile – dhunë seksuale” gjatë vitit 1999 në komunën e Vushtrrisë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Zh.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale’ Krime lufte kundër popullatës civile’”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në komunikatën e përbashkët të Policisë e Prokurorisë është thënë se i dyshuari Zh.N. (1965) është arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika