Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se kreu krime lufte në Kamenicë

Një muaj paraburgim i është caktuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë një personi të nacionalitetit serb i cili dyshohet për krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën ka caktuar një muaj paraburgim për një person të nacionalitit serb i cili  dyshohet për krime lufte gjatë viteve 1998-99 në Kosovë, në Komunën e Kamenicës.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit në çështjen penale hetimore të pandehurit Z.A, i dyshuar për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, njoftoi gjykata.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës, ka arrestuar të martën të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale thotë se serbi i arrestuar dyshohet se kishte torturuar për një ore e gjysmë një person në vitin 1999 në Kamenicë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika