Të dyshuarit për sulm seksual ndaj viktimës femër, i është caktuar një muaj paraburgim.
Në seancën e së shtunës, në Gjykatën Themelore në Pejë, sulmuesi seksual e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale dhe avokati i tij mbrojtës, Adem Gorani, ka deklaruar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Avokati mbrojtës i sulmuesit seksual, Adem Gorani ka kërkuar që klientit të tij t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një prononcim për Telegrafin të shtunën, ka deklaruar se në lidhje me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorët e shtetit të cilët kanë qenë në koordinim me Policinë e Kosovës, deri në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Gjatë ditës së sotme është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, që pritët të mbahet sot seanca e procedurës paraprake lidhur me shqyrtimin e kësaj kërkese në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka thënë Gorani.
Më tej, avokati Gorani ka shtuar se prokurori ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual.