Një muaj paraburgim për të dyshuarin tjetër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit tjetër për vrasjen e politikanit, Oliver Ivanoviq. Lënia në liri e të pandehurit sipas Gjykatës Themelore paraqet rrezik real, pasi i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati

Politikani, Oliver Ivanoviq





Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit M.M (serb), i cili u arrestua më 19 tetor, nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në njoftimin për media, thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale Vrasje e Rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit M.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M po të gjendet në liri mund të arratiset dhe t’i shmanget organeve ndjekëse.

Lënia në liri e të pandehurit sipas Gjykatës paraqet rrezik real se i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati.

Po ashtu, po të gjendet i pandehuri në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojnë zhvillimin e suksesshëm te hetimeve, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarë, prandaj, sipas Gjykatës, për zhvillimin e pa penguar te hetimeve është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit.

Ndërkaq, në komunikatën për media thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika