Një muaj prej sulmit në Banjskë, VV: U zhveshën pretendimet e Serbisë, është koha për sanksione

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë i zhveshi pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në një video përmbledhëse të sulmit serb në Banjskë, ka thënë se ky sulm i zhveshi pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës, derisa ka shtuar se “tash është koha për sanksione”.

Kjo video vjen një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste… Shtetet që sponsorizojnë terrorizmin si Serbia mund të provojnë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare”, thuhet në videon e VV-së.

“Duhet pikëprerje e qartë në raport me aktin e 24 shtatorit. Republika e Kosovës angazhohet për paqe, siguri, bashkëpunim për zhvillim me të gjithë qytetarët, e sidomos të komunitetit serb”.

Ndryshe, për organizimin e këtij sulmi, përgjegjësinë e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika