Një person arrestohet për sulm ndaj tre policëve në Ferizaj, një tjetër për kanosje në Kaçanik

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik nën dyshimin se i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në rastin në Ferizaj, për të dyshuarin kishte pasur një ankesë nga një qytetar që kishte thënë se i dyshuari i ka hyrë në pronën private dhe e ka kanosur.

Më pas, i dyshuari ka sulmuar tre policë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka hyrë në pronën private dhe e ka kanosur atë. I dyshuari më pas ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Lidhur me rastin, tre zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa në Kaçanik, një i dyshuar është shoqëruar në polici, pasi kishte kanosur zyrtarin policor që i kishte shqiptuar gjobë trafiku.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi i është shqiptuar një gjobë trafiku, ka kanosur zyrtarin policor që ishte në kryer të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika