Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt, intervistohen dy të dyshuar

Të shtunën, një person është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Ferizaj. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe se policia është duke e hetuar rastin. Lidhur me këtë janë intervistuar dy të dyshuar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në emergjencë në Ferizaj pa shenja jete.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 25 shkurtit.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe se policia është duke e hetuar rastin.

Lidhur me këtë janë intervistuar dy të dyshuar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në emergjencë Ferizaj është sjellë pa shenja jete një femër kosovare, ku nga epika mjekësore është konstatuar vdekja e saj. Njësiti policor ka dalë ne vendngjarje.  Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika