Nje person dyshohet të ketë therur veten me thikë në Prishtinë

Një person dyshohet se ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë që ia ka bërë vetvetes, të hënën në Prishtinë.

Ilustrim

Një person dyshohet të jetë therur me thikë, të hënën e 11 korrikut, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Lajmin për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai ka theksuar se viktima menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.

“Në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Hoxha potencoi se menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika