Një person ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në qytetin e Gjakovës.
Policia ka bërë të ditur të hënën se viktima ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe më pas ishte dërguar në emergjencëpër trajtim mjekësor.
Ekipi mjekësor në Emergjencë ka konstatuar vdekjen e tij.
Sipas deklaratave të familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore me zemrën.
Me urdhër të prokurorit të rastit, është hapur hetimi dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Gjakovë / 13.04.2025 – 23:15. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi i njëjti sipas familjarëve kishte mbetur pa ndjenja në shtëpi. Ekipi mjekësor në emergjencë ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore me zemër. Me urdhër të prokurorit është inciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.