Një person ka ndërruar jetë të shtunën e 25 shkurtit në Soqanicë të Leposaviqit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër te prokurorit trupin i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.
Ndryshe, në raportin e policisë brenda 24 orëve thuhet se 21 persona janë arrestuar dhe 12 janë dërguar në mbajtje për vepra të ndryshme penale.