Një person është gjetur pa shenja jete të enjtën e 14 shtatorit në Suharekë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar me motokultivator ishte rrokullisur dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.