Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 15 janarit, një person është gjetur pa shenja jete afër lumit Sitnica.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti po vazhdon të jetë nën hetime.
“Raportohet se afër lumit Sitnica është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Një rast tjetër i cilësuar si hetim i vdekjes, ka ndodhur edhe në Podujevë.
Një person është gjetur i shtrirë në fushë.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor, por që mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion” thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, kurse 12 janë dërguar në mbajtje.