Një person gjendet pa shenja jete në Istog, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të shtunën e 20 janarit. Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të shtunën e 20 janarit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Istog, teksa policia njofton se kanë nisur hetimet.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika