Një person gjendet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në rrugën “C”

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në rrugën “C” në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas raportit 24-orësh, trupi i pajetë është gjetur në një shtëpi të pabanuar gjatë punimeve në të.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pa jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika