Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar për një person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.