Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën e 28 shkurtit në Obiliq.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti po hetohet.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 28.02.2024 – 09:00. Është raportuar se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.