Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Në raportin 24-orësh thuhet se policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka parë një person të shtrirë pranë një veture me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Rr. KFOR-it, Pejë 03.05.2023-20:25. Pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet person i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.