Në garazhin e objektit banesor është gjetur një person pa shenja jete, të shtunën e dy marsit në Prizren.
Lidhur me këtë, policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Me vendim të prokurorit, në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Prizren / 02.03.2024 – 14:18. Raportohet se në garazhin e objektit banesor, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.