Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Veternik.
Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion.