Një person i vdekur dhe njëzet të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Një person ka vdekur dhe 20 janë plagosur nga një valë e sulmeve ruse e lëshuar në Kiev në natën e Vitit të Ri

Ilustrim

Vetëm të shtunën e 31 dhjetorit është vrarë një person dhe janë plagosur njëzet të tjerë nga një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, më saktësisht në Kiev.

Këto sulme vijnë nga forcat ruse në natën e Vitit të Ri.

Siç raporton agjencia e lajmeve The Guardian, në shënjesër të forcave ruse ishin një zonë banimi në qendër, një hotel dhe një zonë banimi në perëndim të kryeqytetit.

Ndryshe, të shtunën e 31 dhjetorit pas sulmeve të ndodhura ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili ka thënë se Ukraina nuk do të falë sulmet e ditës së sotme. Gjersa, i ka quajtur ato sulme terroriste.

Zelensky: Ukraina nuk do të falë sulmet terrore të Rusisë në ditën e fundit të vitit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika