Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit në autostradën “Arbër Xhaferi”

Si pasojë e aksidentit në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka humbur jetën një person

Një aksident fatal ka ndodhur të shtunën e 30 korrikut, ku një kamion është rrokullisur në autostradën “Arbër Xhaferi”. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i vdekur një person.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Bibaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe të tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka thënë Bajram Krasniqi për Portalin Dukagjini.

 

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika