Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Lipjan ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe babai i saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i bashkëshortes së tij, i dyshuari mashkull kosovar”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.