Një person ka vdekur si pasojë e shembjes së një parkingu në Nju Jork

Një person ka vdekur e pesë të tjerë janë lënduar pas shembjes së një ndërtese katërkatëshe që shërbente si parking në Manhattan

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, si pasojë e shembjes së një parkingu katërkatësh në Nju Jork, kanë thënë zyrtarët.

Kati i dytë i parkingut – në zonën financiare të Manhatanit – është shembur i pari, ka raportuar rrjeti televiziv, CBS.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale është parë dëmi që u është shkaktuar makinave nga shembja.

Departamenti i Zjarrfikësve në qytetin e Nju Jorkut ka thënë se operacioni i shpëtimit ka qenë “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për zjarrfikësit, pasi struktura ka qenë shumë “jostabile”.

“Ne kemi pasur zjarrfikësit brenda ndërtesës, duke kërkuar. Ndërtesa ka qenë duke u shembur. Mirëpo tani besojmë se të gjithë punëtorët i kemi jashtë ndërtesës”.

Kryetari i qytetit, Eric Adams, ka thënë se teknologjia e re ka luajtur rol vital në përgjigjen emergjente.

“Dua ta theksoj, falë Zotit, ne e kemi pasur qenin robotik që ka arritur të hyjë në ndërtesë”, ka thënë ai.

Shkaku i shembjes nuk dihet ende, derisa personeli i Departamentit të Ndërtesave është duke kryer hetime nëpër lagje, për ndonjë dëm të mundshëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika