Një person është ndaluar në brezin kufitar Kosovë – Serbi përkatësisht mes fshatit, Dobrosinë në Serbi dhe fshatit Stublinë në Kosovë nën dyshimin për kontrabandë me mallra.
Gjatë kontrollit, sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari me veturë me targa serbe është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë korniza tē plastikës për targa të automjeteve në total 2000 copë, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.
Automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, Dheu i Bardhë.
“Më datë 03.09.2024 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë –RKS njësia e task forcës – Lindje e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës ka vërejtur një automjet me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Automjeti i dyshuar të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë korniza tē plastikës për targa tē automjeteve në total gjithsej 20000 copë, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë”, thuhet në raportin e PK-së.