Ditën e djeshme rreth orëve të para të mëngjesit (04:02) në Pejë, një person ua ka vënë flakën tri veturave.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ua kanë vënë zjarrin tri veturave të tij”, thuhet në raport.
Sipas raportit të policisë, njësitet e zjarrfikësve dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti është duke u hetuar.