Një person në Prishtinë, bie nga lartësia e një objekti

Një person ka rënë nga lartësia e një objekti dhe ka vdekur. Ky rast ka ndodhur sot,  në orën 13:00, rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Agron Borovci, ka thënë se,  “Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, kur viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe, i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant.”

Fenomeni i vetvrasjes është rritur në shoqërinë tonë. Faktorët kryesor që cojnë deri tek vetvrasja janë: faktorët socio-ekonomik, depresioni, ankthi, pasiguria sociale etj. Rastet e vetvrasjes janë rritur edhe më shumë gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika