Një person në Prishtinë dënohet me tre vjet burgim për sulm seksual ndaj të miturës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet burgim një person për sulm seksual ndaj një të miturës

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit me inicialet M.H., për veprën penale “Sulm seksual”.

Aktgjykimin e vendosur nga gjykatësi u bë i njohur pas përfundimit të procesit gjyqësor, ku M.H u shpall fajtor për këtë akuzë. Ai është dënuar me burgim për një kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Në llogaritjen e dënimit, Gjykata ka marrë parasysh edhe kohën e kaluar nga M.H në paraburgim, duke përfshirë periudhën nga data 27 korrik 2022 deri më 10 maj 2023.

Gjithashtu, është vendosur ndërprerja e masës së paraburgimit për të akuzuarin M.H me një aktvendim të veçantë.

“I akuzuari  H.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin, dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit H.M i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, e dëmtuara e mitur në këtë rast ka përcjellë procesin gjyqësor me ndihmën e një përfaqësuesi ligjor.

Për çështjet e lidhura me kërkesën pasurore-juridike, e dëmtuara dhe përfaqësuesi i saj udhëzohen të drejtohen në kontestin civil për realizimin e të drejtave të tyre.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e interesuara kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës, duke përdorur procedurën e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika