Një person nga komuna e Drenasit, konkretisht, nga fshati Abri e Epërme, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit.
Raportohet se viktima ishte larguar nga shtëpia ditë më parë.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe po ashtu i ka nisur hetimet.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.