Policia e Kosovës njofton se është plagosur një person me armë zjarri në Podujevë, nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje, Policia njofton se të dyshuarit gjenden në arrati dhe se rasti është duke u hetuar.
“VRASJE NË TENTATIVË- Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar’, njofton Policia.