Një person qëllohet me armë zjarri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është qëlluar me armë zjarri teksa po ngiste makinën e tij, të martën e 24 tetorit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një person është qëlluar me armë zjarri teksa po ngiste makinën e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 24 tetorit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës ky rast është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku edhe kanë sekuestruar gjashtë gëzhoja të fishekëve.

 Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur. Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika