Një person refuzon të ndalet para policisë – polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fik veturën e tij

Në Gjilan, një person fillimisht nuk ka respektuar urdhërin e zyrtarit policor për të ndaluar veturën e tij, pastaj ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit. Njoftohet se zyrtari policor përmes xhamit të hapur ia kamarrë çelësat e veturës të dyshuarit dhe ka fikur automjetin

Policia e Kosovës

Është arrestuar një person në Gjilan, për shkak se fillimisht nuk e ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor për ta ndaluar veturën e tij, pastaj pasi e ka ndaluar veturën, është nisur vrullshëm në drejtim të policit.

Zyrtari policor ka arritur që përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe ta fikë veturën.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Gjilan / 02.05.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, pasi nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika