Një person rrihet nga dy të tjerë në Drenas, e më pas plagoset me armë në kokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona për motive deri më tani të panjohura e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona për motive deri më tani të panjohura e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:23 në fshatin Baicë, në Drenas.

Policia njofton se viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur, derisa njëri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika