Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona (babë e bir), janë therur me thikë nga një person i tretë.
Sipas raportit të policisë, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në njoftim thuhet se deri tek rasti i ka ardhur pasi që djali i viktimës kishte probleme me disa persona të tjerë.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.