Një person është therur me thikë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Dardania” të Prishtinës
Viktima ka pësuar plagë nga një mjet i mprehtë dhe është transportuar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Policia.