Në mediat serbe dhe në Telegram gjatë orëve të fundit është duke u raportuar se një serb 28-vjeçar dyshohet se është vrarë në betejën e Bakhmut, në Ukrainë.
Serbi me inicialet U.P. ka qenë pjesë e grupit mercenar “Wagner”.
Gjithashtu, nuk dihet se kur është vrarë saktë, por, sipas disa raportimeve, dyshohet të jetë vrarë më 28 prill të këtij viti dhe trupi i tij është gjetur vetëm dhjetë ditë më parë.