Një punëtor vdiq dhe një u lëndua nga shembja e dheut në vendpunishte

Si pasojë e shembjes së dheut në një vend-punishte në lagjen Veternik të Prishtinës, një punëtor ka vdekur e një tjetër u lëndua. Policia konfirmoi vdekjen e një burri rreth 40 vjeç, ndërsa Emergjenca e QKUK-së njoftoi se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën, por ka lëndime serioze

Një burrë vdiq dhe një tjetër u lëndua rëndë, pasi u zunë nga shembja e dheut, teksa po punonin në një kantier ndërtimi në lagjen Veternik në Prishtinë.

Pa dhënë detaje nëse është intervistuar ose arrestuar ndonjë person, Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.- Policia

Në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konfirmuan se punëtori i lënduar është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse me lëndime serioze.

“Te pacienti kemi frakturë të artikulacionit të gjurit dhe të dy eshtrave të tibies dhe fabules. Janë fraktura serioze të cilat duhet të riparohen. Ndërkohë i kemi marrë analizat bio-kimike dhe hematologjike, presim që të realizohet edhe një CT e abdomenit dhe plevikut të këqyret se si është gjendja e organeve të tjera”, ka thënë Avdush Bajgora, Shef i ndërrimit në Emergjencën e QKUK-së.

Pa shumë detaje, Prokuroria Themelore në kryeqytet njoftoi se ka hapur rast për “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur një hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë të gjitha aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje tragjike”. – Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës mbylli vend-punishten, ndërsa paraprakisht, zjarrfikësit u angazhuan në nxjerrjen e dy punëtorëve nga dheu.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika