Një punonjëse e departamentit të shëndetësisë në Alabama vritet nga një tufë qensh

Një grua është sulmuar për vdekje nga një tufë e qenve në Alabama të SHBA-së. CNN raporton se Jacqueline Summer Beard u sulmua teksa po përpiqej të kontaktonte pronaren e qenit, e cila më pastaj u arrestua

Ilustrim

Një punonjëse e Departamentit të Shëndetit Publik në Alabama, e cila po e ndiqte një sulm me qen, u sulmua dhe u vra nga e njëjta tufë, kanë raportuar zyrtarët.

Jacqueline Summer Beard “po ndiqte një incident që ishte raportuar në Kontrollin e Kafshëve të Qarkut Franklin, ku një zonjë u sulmua nga një tufë qensh,” tha të premten në deklaratën e Zyrës së Sherifit të Qarkut Franklin.

Beard u “sulmua teksa po përpiqej të kontaktonte pronarin e qenit”, tha FCSO.

Një grua 39-vjeçare është akuzuar për vrasje nga pakujdesia për vdekjen e Beard. Ajo besohet të jetë pronarja e qenve, tha Sherifi Shannon Oliver. Gruaja u lirua nga paraburgimi i FCSO të hënën, sipas të dhënave në internet, raporton CNN.

ilustrim

Deputetët fillimisht u thirrën në vendngjarje për shkak të një automjeti të dyshimtë në një rrugë pranë Red Bay, Alabama, afërsisht 120 milje në veriperëndim të Birmingham.

“Disa qen filluan të sulmojnë banorët gjatë kohës kur ishin deputetët aty, një person mori lëndime të lehta. Disa prej qenve u desh të eutanizoheshin menjëherë”, thuhet në deklaratë.

Oliver tha se shtatë qen të racave të përziera, që besohej se ishin të përfshirë në sulme, u vranë.

Zyrtarët e gjetën trupin e Beard-it jashtë automjetit të saj.

“Departamenti i Shëndetit Publik në Alabama shpreh ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e Summer Beard, pas vdekjes së saj tragjike”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tyre.

“Summer ishte e njohur për kolegët e saj si një person i jashtëzakonshëm”

“Ajo ishte një punëtore e jashtëzakonshme dhe ishte e dashur nga ata që e njihnin”.

Beard punoi për departamentin e shëndetësisë për gati 17 vjet, thanë zyrtarët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika