Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 39 testime në total, ka rezultuar 1 rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 nuk është shëruar asnjë person dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje.
Raste aktive mbeten 2 persona ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 16 persona.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 460 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 901 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 367 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 866 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.