Një sërë dokumentesh sekuestrohen gjatë aksionit në MMPHI

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke sekuestruar materiale dhe dokumente, ndërsa dy persona po dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare

Foto: KosovaPress, 8 tetor 2024.

Disa materiale, kompjuterë, dosje e dokumente, shihet të jenë sekuestruar nga hetuesit policorë gjatë bastisjes së zhvilluar sot në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës ka zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në të cilën po realizojnë një bastisje.

Sekretari i përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi nën shoqërimin e policisë është larguar nga objekti i kësaj ministrie.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po zhvillohet një aksion, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika