Një shkollë në Gjakovë ndërpret grevën, drejtoresha flet në Debat Plus

Në mesin e mendimeve të të ftuarve në Debat Plus, pati një lidhje telefonike direkte nga drejtoresha e shkollës "Këlmend Rizvanolli" në Gjakovë e cila bëri të ditur se shkolla “Këlmend Rizvanolli” do të fillojë mësimin që nga e mërkura

Shkolla Fillore "Këlmend Rizvanolli" në Gjakovë

Këshilli i Mësusëve  të Shkollës Fillore “Këlmend Rizvanolli” kanë vendosur që nga dita e merkurë të ndërpesin grevën dhe të fillojnë mësim. Valma Kamishi Zeka, drejtoreshë e kësaj shkolle ka thënë se ndërprerja e grevës nuk është bërë për asgjë tjetër përpos për të mirën e nxënësve.

Fokusi i emisionit të sotëm në Debat Plus të RTV Dukagjini i takoi dy protagonistëve të takimit të sotëm, Kurtit dhe Jasharit të cilët zhvilluan një takim mëngjesin e së martës, takim ky i cili nuk arriti rezultat në përfundimin e grevës.

Përgjatë këtij debati, në mesin e mendimeve të të ftuarve pati një lidhje telefonike direkte nga drejtoresha e shkollës në Gjakovë e cila bëri të ditur se shkolla “Këlmend Rizvanolli” do të fillojë mësimin që nesër (e mërkurë).

“Shkolla jonë ka vendosur që nesër të fillojë mësimi në shkollën tonë, arsyeja ka qenë sepse nuk kemi mundur të marrim ndonjë informatë të mirë nga takimi i sotëm, sepse konsiderojmë që këtë gjë nuk e kemi bërë për asgjë tjetër përpos për të mirën e nxënëseve”, ka deklaruar drejtoresha e cila ka theksuar se informatat nga takimi i sotëm  në mes Kurtit dhe Jasharit i kanë marrur përmes mediave.

Ndërkaq, drejtoresha Kamishi-Zeka nuk ka dashur të deklarohet nëse janë të kënaqur me atë çka Kurti po i ofron sektorit publik e që janë 50 euro në kuadër të pakos për përballimin e inflacionit.

Njëherësh, shkolla e lartëcekur ka postuar një njoftim në faqen e saj në  Facebook duke shkruar se “me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e merkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”.

Një shkollë në Gjakovë ndërpret grevën, fillon mësimin

Greva në arsim dhe administratë publike ka filluar nga data 25 gusht dhe e njëjta, po vazhdon akoma.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika