Një shqiptar përndiqet nga persona të maskuar në Veri të Kosovës

“Videoja është incizuar mbrëmë rreth orës 22, në një rruge në mes të lagjes 'Tre rrokaqiejt' dhe Siptalit”, ka thënë Profesori i gazetarisë, në Universitetin e Prishtinas, Alban Zeneli. Ai ka thënë se personi i cili përndiqet nga disa persona të maskuar është shqiptarë, kurse policia lidhur me këtë rast ka thënë se ka filluar hetimet





Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinas, Alban Zeneli, ka publikuar një video ku shihet një person (për te cilin pretendon se është shqiptarë) duke ikur nga disa persona të maskuar.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët i kanë thënë se është paraqitur një rast që nuk ka pasur ndonjë lëndim por, vetëm kanosje.

Besim Hoti zëdhënësi i Policisë së Kosovës për pjesë veriore të Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur të dielën e 4 dhjetorit të vitit 2022 dhe se ka qenë vetëm kanosje, ndërsa hetimet e Policisë së Kosovës janë duke vazhduar për t’i identifikuar personat e dyshuar.

“Patriota të Facebook-ut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosovën tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtuar kokën. Njerëzit që e sulmojnë janë të maskuar, ndërkohe që ka disa natë që sipas banoreve, në veri mbrëmjeve nuk ofron siguri askush”, ka shkruar në Facebook Zeneli.

Sipas profesorit universitar, qytetarët që jetojnë në pjesë veriore të Kosovës janë udhëzuar që të mos shkojnë në Urën e Ibrit.

“A e gjithë vëmendja jonë bartet të një gjest, të një ngjarje sportive dhe efektet e saj”, ka përfunduar profesori i gazetarisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika