”Një shtëpi që është bërë histori e gjallë e qëndresës kombëtare”, Ministri i Drejtësisë shqiptare, Ulsi Manja vizitë në familjen Lladrovci

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja ka qenë mysafirë në familjen e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ai ishte mysafir në familjen e Ramiz Lladrovcit së bashku me shumë burra që dhanë kontribut të pashquar për Kosovën si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manja përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë mikpritje nuk do ta harrojë kurrë dhe se shkronjat e arta të UÇK-së bashkojnë burra pavarësisht dallimeve politike.

Postimi i plotë:

Sot në Drenas të Kosovës!

Në konakun e Bacës Tush Lladrovci – shtëpia e Herojve të Kosovës, Nderi i Kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci – me ftesë të djalit të kësaj shtëpie simbol, Ramiz Lladrovci.

Ishte një nder i madh që bashkë me Pjerinin të jemi mes burrave që i dhanë Kosovës gjithçka – lirinë, pavarësinë dhe shtetin që kemi sot.

Një takim që nuk do ta harroj kurrë. Mes kaq shumë burrash që, pavarësisht bindjeve politike, bashkohen si vëllezër – sepse i lidh Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i lidh gjaku i dëshmorëve dhe lufta për liri.

Faleminderit Ramiz Lladrovci për ftesën dhe mikpritjen në konakun fisnik të Bacës Tush – një shtëpi që është bërë histori e gjallë e qëndresës kombëtare.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika