Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Vërmicë

Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë në Vërmicë të Prizrenit, viktima që është gjetur dyshohet të jetë shtetas i Sirisë

Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit. Viktima dyshohet të jetë shtetas i Sirisë.

Lajmin për Portali D, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML dhe përfaqësuesit e policisë së Republikës së Shqipërisë.

Organet hetimore të Shqipërisë kanë qenë në vendin e ngjarjes së bashku me atë të Kosovës për shkak se ngjarja ka ndodhur në vijë kufitare me Shqipërinë.

“Sot rreth orës 16:22, është gjetur një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vermicë të Prizrenit, i cili dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ai, për Portali D.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika