Një shtetas serb hyn në Kosovë ilegalisht, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një serb në fshatin Bistricë të Leposaviqit, i cili me veturë me targa serbe kishte hyrë në Kosovë ilegalisht

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb, i cili me veturë kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Në raportin 24-orësh, thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Bistricë të Leposaviqit teksa është inicuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimeve kufitare nga territori i Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika