Një shtetase shqiptare arrestohet në Ferizaj, sulmoi fizikisht zyrtarët policorë

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar të dielën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, nën dyshimin se ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë

Ilustrim

Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, të dielën në orën 05:50, një shtetase e Shqipërisë është arrestuar pas një incidenti në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja shqiptare dyshohet se ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur kur zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasen pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion rrugor.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë, pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, shtetasja shqiptare e arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika