Një sirianit dyshohet se i është uzurpuar prona e tij në veri të Kosovës, nga një serbe.
Ai ka raportuar në polici se pasi e kishte blerë një banesë në veri nga një serbe, një serbe tjetër ia kishte uzurpuar.
Në raportin 24-orësh thuhet se të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si “Uzurpim prone”.
“Ankuesi mashkull sirian ka raportuar se banesën qe e kishte blerë nga një femër serbe, tani është uzurpuar nga një e dyshuar femër serbe. Të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raport.