Stephen Hick, një sizmolog në University College London ka thënë se tërmeti që ka goditur Turqinë të hënën mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi 84 vjet më parë.
Hick ka thënë se tërmeti i mëparshëm me magnitudë 7.8 ballë, goditi veri-lindjen e Turqisë në dhjetor 1939 dhe vrau 30 mijë njerëz.
Në janar të 2020, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin rreth Elazığ, një qytet në lindje të Turqisë, ku la të vdekur 41 njerëz dhe mbi 1 mijë e 600 të plagosur.
Raed Ahmed, kreu i Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Sirisë ka thënë po ashtu se ky është “tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e qendrës”.
Just looking at the distribution of magnitude 7 and greater quakes since instrumental records began (~1900), today's M7.8 event is by far the largest quake ever recorded in this region.
Most large earthquakes have occurred along the Northern Anatolian Fault in N. Turkey. pic.twitter.com/O7GP4iQsfz— Stephen Hicks 🇪🇺 (@seismo_steve) February 6, 2023
Të hënën e 6 shkurtit, një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.
Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.
Në Siri, më shumë se 230 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar në mbi 300.
Shkon mbi 300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri, ShBA gati të ofrojë ndihmë