Një tërmet me magnitudë 4.3 goditi provincën veriperëndimore të Duzce në Turqi herët të dielën, sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive.
Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ka thënë se tërmeti ra në orën 6:57 të mëngjesit (0357 GMT).
Lëkundjet kanë ndodhur në një thellësi prej 9,52 kilometrash, raporton AA, transmeton portali Dukagjini.
Ndërsa, nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo dëme materiale.
Po ashtu, një tërmet me magnitudë 5.9 me qendër në lagjen Golyaka goditi Duzce të mërkurën e 23 nëntorit, duke lënë të paktën 93 persona të plagosur.